Burg për tifozin që sulmoi Kirklandin (video)

Tifozi i Leeds United i cili sulmoi ish portierin e Anglisë, Chris Kirkland gjatë ndeshjes kundër Sheffield Wednesday është burgosur për 16 javë të hënën.
Aaron Cawley, 21 vjeç nga Cheltenham, u shpall fajtor në gjykatën e Sheffieldit pas hyrjes në fushë gjatë takimit të Championshipit të zhvilluar të premten në Hillsborough.
Portieri i Sheffieldit, Kirkland u qëllua në fytyrë nga Cawley pak qaste pasi kishte pranuar golin e barazimit në minutën e 76-të. Pas tretmanit të stafit mjekësor, Kirkland ishte në gjendje të paraqitet në vazhdim të takimit që përfundoi 1-1.