Barça, më e mira në botë

Nga Express më 24 gusht 2011 në ora 18:41
Marek Hamsik mendon se Barcelona është ekipi më i mirë në botë, pas humbjes që e pësoi Napoli në Camp Nou nga klubi katalunas.
“Ishte një nder për ne të luanim në Camp Nou. Barcelona demonstroi një lojë të mirë, mendoj se është skuadra më e mirë në botë”, deklaroi mesfushori sllovak për ueb faqen e vet zyrtare. Tash, dy ditë pas ndeshjet, futbollisti ofanziv shikon përpara. “Duhet ta harrojmë këtë humbje, sepse në fundjavë fillon kampionati italian, ku synojmë të jemi të suksesshëm sikur vitin e kaluar”, përfundoi Hamsik.