Dhune tifozesh Greqi Volos ne kategorine e dyte

Tifozë futbolli janë përleshur me policinë në qëndër të qytetit grek Volos, 170 kilometra nga Athina, si dhe kanë thyer e i kanë vënë flakën dyqaneve. Protestuesit sulmuan me bomba molotov, gurë dhe shkopinj, policinë, ndërsa kjo e fundit iu përgjigj duke hedhur bomba me gaz lotsjellës. Sipas policisë, 15 persona janë arrestuar, ndërsa dhjetra ndërtesa janë dëmtuar. Po sipas bilancit zyrtar të forcave të rendit, dy persona janë plagosur rëndë, mes tyre një oficer i policisë.
Përleshjet nisën, pasi më shumë se 1500 tifozë të Olympiakos Volos protestuan pas zbritjes së skuadrës së tyre në kategorinë e katërt të kampionatit grek, si pasojë e përfshirjes së saj në skandalin e trulimeve të ndeshjeve. Olympiakos Volos dhe skuadra tjetër e Kavala u dënuan nga Komiteti i Sportit Profesionist, pas një heti që zgjati disa muaj.
Më shumë se 80 persona janë arrestuar dhe po hetonehn për përfshirjen në rrjetin e basteve të paligjshëm, mes tyre presidenti i Volos, Achilleas Beos dhe ai i Kavala Makis Psomiadis, të cilët janë pezulluar përjetë nga të gjitha aktivitetet sportive.