E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barça, në stilin e kampionit

Barcelona ka luajtur në stilin e kampionit, duke e mposhtur Milanin 3:2, në një ndeshje spektakolare dhe mjaft emocionuese, të zhvilluar në San Siro. Katalunasit me këtë fitore e siguruan pozitën e parë në Grupin H. Ndërkaq, sonte kualifikimin në të tetën e finales e siguruan edhe Arsenali e APOEL-i. Anglezët fituan ndaj Borussia Dortmundit, kurse qipriotët barazuan me Zenitin.

Barcelona e ka treguar fuqinë e kampionit, duke e mposhtur Milanin në San Siro, në derbin e kësaj xhiroje në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Katalunasit janë kthyer në shtëpi me gjah të plotë, në një ndeshje spektakolare dhe me plot emocione.

Kampioni i Evropës ka kaluar në epërsi në minutën e 14-të, falë autogolit të Marc Van Bommel. Pa kaluar mirë gjashtë minuta, Zlatan Ibrahimovic i ka barazuar shifrat. Mysafirët kaluan sërish në avantazh në minutën e 31-të, kur Lionel Messi e shndërroi në gol një penallti të diskutueshme.

Në pjesën e parë, Robinho dhe Messi kanë lëshuar nga një rast të qindpërqindtë, me këtë të dytin që e goditi tërthorësen. Rossonerët barazuan sërish në minutën e 54-t përmes Kevin Prince Boateng, pas një veprimi të bukur.

Mirëpo, për t’i shuar shpresat e vendësve u përkujdes Xavi Hernandez në minutën e 63-të, pasi mori një top milimetrik nga Messi. Në vazhdim, mikpritësit tentuan ta barazonin rezultatin, por pa sukses. Barça fitoi tri pikë, të cilat ia siguruan pozitën e parë në Grupin H, kurse Milani mbeti i dyti.

Në Grupet tjera, humbja e Chelseas dhe fitorja e Valencias, hapën gjithçka në Grupin E. Në Grupin F, Arsenali e siguroi të tetën e finales, pas fitores ndaj Borussia Dortmundit. Ndërkaq, në Grupin G, APOEL-i vazhdoi mrekullinë, duke mbetur lider, pas barazimit me Zenitin. Kurse, Porto hyri në lojë, pas fitores ndaj Shakhtarit në Ukrainë.

Liga e Kampionëve

Group E

Rezultatet

Bayer Leverkusen – Chelsea 2-1

Valencia – Genk 7-0

Tabela

1. Leverkusen 9

2. Chelsea 8

3. Valencia 8

4. Genk 2

Group F

Rezultatet

Marseille – Olympiacos 0-1

Arsenal – Borussia Dortmund 2-1

Tabela

1. Arsenal 11

2. Marseille 7

3. Olympiakos 6

4. Dortmund 4

Group G

Rezultatet

Zenit St Petersburg – APOEL 0-0

Shakhtar Donetsk – Porto 0-2

Tabela

1. APOEL 9

2. Zenit 8

3. Porto 7

4. Shakhtar 2

Group H

Rezultatet

BATE Borisov – Viktoria P. 0-1

Milan – Barcelona 2-3

Tabela

1. Barcelona 13

2. Milan 8

3. Viktoria P. 4

4. BATE B. 2

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›