Ka ardhur fundi

“Unë kam dëshirë të luaj këtu. Chelsea ka qenë pjesa më e mirë e karrierës sime dhe ka qenë ndjenjë e mirë të luaja dhe të fitoja me lojtarë të mëdhenj si Didier Drogba, John Terry, Frank Lampard e Florent Malouda”, deklaroi ish përfaqësuesi francez për ‘The Times’.
Në klauzolën e kontratës së sulmuesit francez përmendet fakti se klubi mund ta shkëpusë kontratën me lojtarin në vitin e fundit. Deri tash nuk ka arritur ndonjë ofertë konkrete, por kjo mund të ndodhë në dimër dhe ish futbollisti i Real Madridit do ta gjejë ‘folenë’ e re.
Atij do t’i mbetet merak që nuk do ta përfundojë sezonin me ekipin londinez. “Shpresoja ta fitoja edhe ndonjë titull me Chelsean këtë sezon, por duket se kjo nuk do të ndodhë”, përfundoi ai.
Anelka ka mbetur i zhgënjyer këtë sezon, sepse është lënë vazhdimisht në bankën e rezervistëve nga trajneri Andre Villas Boas. Flitet se për të interesim ka shfaqur ekipi kinez Shanghai Shenhua, i cili ofron rreth 6 milionë euro në vit. Po ashtu, atë e pëlqejnë edhe Milani dhe Anzhi Makhachkala, por edhe klubet amerikane e arabe.