Natë perfekte

“Kjo ishte një natë perfekte, sepse lojtarët e mi ishin fantastikë dhe ata i argëtuan fansat. Për më tepër, ne patëm mundësi t’i pushonim disa lojtarë dhe t’ua jepnim rastin të tjerëve, të cilët e merituan këtë sepse punuan për këtë”, deklaroi ‘Special One’.
Ish trajneri i Portos, i Chelseas dhe i Interit nuk mendon se lojtarët e tij pësuan në fund dy gola nga vetëkënaqësia që ua ofroi rezultati i lartë. “Ne duhet të pësojmë gola ndonjëherë. Është më mirë që t’i pësojmë ata kur nuk ka rrezik. Ato gola arritën si rezultat i krenarisë që e shfaqi Dinamo. Mirëpo, edhe lojtarët e mi kishin qëndrim fantastik”, shtoi ai.
Portugezi më pas e ka ofruar mbështetjen e tij për ndihmës trajnerin e Barcelonës, Tito Vilanova, i cili u operua të martën për ta hequr tumorin që i ishte shfaqur afër veshit. “Vitin e kaluar ne shfaqëm shqetësim për Eric Abidal. Është e qartë se njëjtë do të veprojmë edhe me Tito Vilanovan. Shpresojmë që t’i kthehet shumë shpejt familjes dhe Barcelonës”, përfundoi Mourinho.