E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benfica synon pamposhtësinë

Pas barazimit me Manchester Unitedin, Benfica mund ta festojë kualifikimin në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve një xhiro pa përfunduar faza e grupeve.

Tash ekipi portugez synon të fitojë ndaj Otelul Galatit për ta mbyllur fazën e grupeve në pozitën e parë dhe pa humbje.

“United dëshironte të fitonte me çdo kusht, duke e ditur se rezultati i Baselit në Rumani do t’i krijonte probleme. Mirëpo, ne ishim të suksesshëm dhe tash e kemi mundësinë të përfundojmë në krye. Përkundër kualifikimit, synojmë ta ruajmë pamposhtësinë sezonale në të gjitha kompeticionet”, deklaroi trajneri i Benficas, Jorge Jesus.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›