Fitore e madhe

Sulmuesi uruguaian ua kushton këto dy gola tifozëve, të cilët krijuan atmosferë të zjarrtë dhe të rrallë.“Që nga fillimi i ndeshjes e dinim se mund t’ia dilnim mbanë. Ne përgatitemi gjithmonë për ta dhënë maksimumin dhe sot e dhamë atë”, deklaroi fillimisht ish sulmuesi i Palermos.
- “Ishte një natë fantastike. Napoli e bëri lojën e vet. Në disa momente ishim të rrezikuar, por ne po fitojmë eksperiencë, të gjithë jemi të lumtur për këtë. Ta shijojmë këtë moment të bukur. Fitoren ia dedikoj Zotit dhe familjes sime, ata më japin forcë që të shkoj përpara, por sot fitorja është edhe për tifozët që janë fantastikë”, vazhdoi ai.
Cavani nuk po mendon ende për ndeshjen e fundit ndaj Villarrealit, e cila do ta përcaktojë nëse ekipi napolitan do të shkojë përpara apo jo.