E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barca peson shume

Ardhja e një tjetër biri të Katalonjës ka entuziazmuar tifozët “blaugrana”, por pas 7 ndeshjeve të para zyrtare të sezonit, duket se ka diçka që nuk shkon te kjo Barcelonë. Kampionët e Spanjës dhe të Europës kanë pësuar deri tani 10 gola dhe saktësisht kanë vuajtur në 5 ndeshje duke pësuar nga 2 gola në secilën prej tyre, e bëhet fjalë për periudhën në të cilën Fabregas ka gjetur vendin në formacion.

Gjithçka nisi në Superkupën e Spanjës, me rezultatet 2-2 e 3-2 ndaj Realit, vazhdoi në fushën e Sociedadit, me barazimin 2-2, pastaj në Champions ndaj Milanit dhe së fundi në Valencia. Të gjithë këto rezultate janë 2-2, që janë bërë shifrat-simbol të Barçës në gusht e shtator. Nga të gjitha këto ndeshje, vetëm në takimin e parë në “Bernabeu”, Fabregas nuk luajti.

Kapiteni i dytë, Ksavi Hernandez, pohon se gjithçka lidhet me ndryshimin e skemës taktike në 3-4-3, nga 4-3-3 dhe trajneri Guardiola e ka bërë këtë ndryshim për të krijuar kushtet që Fabregas të jetë në ekip.

“Me sistemin 3-4-3 na takon të gjithëve që të mbrojmë pak më shumë, - shprehet Ksavi, - kjo skemë është shumë e mirë për ne që na pëlqen loja e sulmit”. Përveç këtij ndryshimi të skemës, Barça ka pasur edhe problemet e dëmtimeve në mbrojtje ku Pike vazhdon të mungojë dhe Pujol nuk ka luajtur në disa ndeshje, duke mos qenë ende në formën e tij më të mirë.

Real-Barça 2-2
Barça-Real 3-2
Sociedad-Barça 2-2
Barça-Milan 2-2
Valencia-Barça 2-2


Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›