Bradley udhëheq Egjiptin

Nga Express më 23 shtator 2011 në ora 14:16
Ish selektori i SHBA-së, Bob Bradley ka nënshkruar marrëveshje dyvjeçare për të udhëhequr Egjiptin me synim të kualifikimit të Faraonëve në Kampionatin botëror 2014 në Brazil.
Bradley, 53 vjeç, zëvendëson Hassan Shehatan i cili me Egjiptin fitoi tre tituj në Kupën e Shteteve të Afrikës por dështoi të kualifikojë ekipin për në edicionin e vitit 2012 që do të zhvillohet ne Guinean Ekuatoriale dhe Gabon dhe u largua pas shtatë viteve në detyrë.
Ndërsa, Bradley ishte shkarkuar nga posti i tij me SHBA-në në korrik pas më tepër se katër viteve në detyrë.