Enrique brengoset për Romën

Nga Express më 23 shtator 2011 në ora 14:58
Trajneri i Romës Luis Enrique ka pranuar se është i brengosur për gjendjen e ekipit të tij pas barazimit dëshpërues 1-1 me Sienën të enjten mbrëma.
Giallorossët besuan se kishin fitoren në duar pas kalimit në epërsi në pjesën e parë me golin nga Pablo Osvaldo, por Siena barazoi dy minuta para fundit nëpërmjet Roberto Vitiellos.
Barazimi bëri që Roma të bie në pozitën e 14-të në Serie A pa shijuar fitoren nga tri takimet e para. “Nuk ekziston një çështje specifike e cila më brengos, por jam i brengosur me mungesën e besimit te futbollistët, duhet të punojmë rreth kësaj” tha Enrique për Sky Sport Italia.