Barca rivalizon Realin për Ivanovic

Barcelona i është bashkuar garës për mbrojtësin e Chelseat, Branislav Ivanovic.
Daily Mail shkruan se Real Madridi dëshiron të harxhojë 15 milionë paund në serbin, i cili së fundi edhe vetë ka konfirmuar interesimin e kampionit të Spanjës.
Megjithatë, Los Blancos tani kanë rival Barcelonën, që po ashtu ka shfaqur interesim për të nënshkruar me mbrojtësin. Blaugranët janë kthyer nga Ivanovic pasi kanë marrë përgjigje negative nga Milani për Thiago Silvan.