E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i ri, ambasadorët takim me Ramën

Kur kanë mbetur vetëm pak orë nga votimi i kandidaturave për president të vendit në parlament, ambasadorët e akredituar në Tiranë kanë nisur takimet intensive me dy liderët kryesorë në vend. Në tentativë për të arritur konsensus mes dy forcave kryesore politike në vend për një kandidat konsensual për postin e kreut të ri të shtetit, ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu është takuar sot në kryeministri me shefin e ekzekutivit Sali Berisha.
 

Për rreth 1 orë, diplomati amerikan ka biseduar kokë më kokë me kreun e mazhorancës për përzgjedhjen e një kandidati për president të vendit, për tu bashkuar më pas me ambasadorin e BE-së Ettore Sequi dhe me Zv. ambasadorin e OSBE-së në Tiranë Dan Redford në selinë rozë ku janë takuar me kreun e opozitës Edi Rama.

Më herët kryeministri Berisha deklaroi është e vështirë që sot të dilet me një emër konsensual për postin e kreut të shtetit. “Ne jemi në kërkim të konsensusit, të them që deri nesër do arrihet konsensusi është e vështirë ta parashikojë, por mundet. Por nëse në kërkim të konsensusit me opozitën do të shtyhet votimi kjo nuk përbën ndonjë problem”- ka thënë Berisha.

Ndërkohë, afati i fundit për emrin e kandidatit për president të vendit është nesër në orën 09:00, orë kur komisioni i ligjeve pret edhe kandidatin për ta shqyrtuar dhe më pas për tu dërguar në seancën plenare.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›