Skandalet me trukimin e ndeshjeve në Itali, 19 të arrestuar
ROME-Përgatitjet e Italisë për Euro 2012 janë goditur nga lajmi se një numër i madh i figurave me profil të lartë në futboll janë nën hetime për rolin tyre në skandalin e trukimit të ndeshjeve, calciopoli.
Policia italiane tashmë ka arrestuar kapitenin e Lazios, Stefano Mauri, i cili ka luajtur 11 herë për Italinë, për rolin e tij në skandalin e trukimit të ndeshjeve, ndërsa edhe ish-mesfushori i Ganoas, Omar Milanetti, ka qenë në mesin e të arrestuarve. Po keshtu prangat i jane vene dhe Zoltan Kenesei, emer i njohur per Shqiperine sepse ka luajtur me Tiranen.
Personat e ndaluar sot janë në dyshim se kanë qenë pjesë e rrjetit ndërkombëtar të basteve të drejtuar nga një person nga Singapori i njohur si Tan Seet Eng, i cili ishte arrestuar në vitin 2011.
Edhe trajneri i Juventusit, Antonio Conte, po ashtu është prekur nga autoritetet të cilat kanë kërkuar kontroll në shtëpinë e tij.
Policia ndaloi
Stefano Mauri
Omar Milanetto
Cristian Bertani
Paolo Acerbis
Alessandro Pellicori
Marco Turati
Matteo Gritti
Ivan Tisci.
Ndërkohë është kërkuar edhe arrestimi i Vittorio Gatti nga Bergamo, mik i Filippo Carobbio dhe i disa futbollistëve.
Ndërkohë që flitet se pjesë e trukimeve ka qenë dhe një celulë hungareze që diktonte bastet në Itali, me kryetar Zoltan Kenesei, dhe anëtarët, Matyas Lazar, Laszlo Schultz, Istvan Borgulya dhe Laszlo Strasser.
(d.b/BalkanWeb)