Barça vëzhgon Riberin dhe Lahm
Barcelona rikthen interesin për Filip Lahm dhe Frank Riberin. Sipas mediave gjermane, sekretari teknik i katalanëve, Çiki Begirishtajn, ka vizituar Mynihun, për t‘u hapur rrugën bisedave me klubin bavarez. Lahm, i cili ka kontratë deri në vitin 2012, kushton afro 25 milionë euro, ndërsa çmimi për kartonin e Riberit shkon në 35 milionë euro. Në anën tjetër, zyrtarët e Bajernit konfirmuan se "Begirishtajn nuk ka kontaktuar direkt me klubin dhe për këtë arsye nuk ka ende asnjë ofertë për lojtarët".