E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barca ka respekt per elesin

Ajo mbrëmje maji e vitit 2009 nuk harrohet lehtë në Londër, por mbahet mend mirë edhe në Barcelonë. Trajneri i katalanasve, Pep Guardiola, ka fituar respekt të madh për Çelsin, në radhë të parë pikërisht prej asaj përballjeje, e cila pati shumë polemika brenda për shkak të gjykimit që dëmtoi blutë, ndërsa kampionët e Europës mbajnë mend më shumë golin e Iniestës që i kualifikoi për në finale.

“Mbaj mend se përballja e fundit e jona me Çelsin ishte shumë e vështirë. Në takimin e parë, anglezët u mbrojtën shumë mirë, në të dytën, luajtën shumë fort dhe na shpëtoi portieri. Në fund shënuam një gol të madh. Ka kaluar një kohë e gjatë dhe nuk mendoj se Çelsi do të luajë për hakmarrje, por për të dalë në finalen e Championsit. Mendoj se Çelsi është e njëjta skuadër si atëherë, pasi kanë bërë pak ndryshime. Unë e admiroj këtë brez lojtarësh, do të jetë një përballje emocionuese”-deklaroi Guardiola.

Ish-kapiteni i Arsenalit, Sesk Fabregas, gjithashtu ka vlerësim të lartë për kundërshtarin, por edhe për ekipin e tij.
“Është e qartë se goli i Iniestës në 2009-ën do të jetë në mendjen e lojtarëve të Çelsit. Do të jetë e vështirë dhe ata do të jenë të motivuar pas asaj që ndodhi 3 vjet më parë. Veçse, edhe ne jemi të fortë dhe mund të shënojmë në çdo moment”- u shpreh Fabregas
“Stamford Bridge” pret sfidën dhe Barcelona do të luftojë fort për trofeun që ka më pranë këtë edicion, pasi në kampionat nuk ka asgjë të sigurt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›