elsi kerkon perfeksionin
Çelsi i Londrës mendon se steka duhet ngritur në maksimumin e mundshëm, pasi e tillë është detyra që do të ketë përballë. Kundër Barcelonës, trajneri i bluve, Roberto Di Mateo, është i qartë për atë që duhet t’u kërkojë futbollistëve të tij në ndeshjen gjysmëfinale në Champions.
“Mendoj se ndershmërisht na duhen dy ndeshje perfekte ndaj kësaj skuadre. Mendoj se paraqitjet e mira në 6 javët e fundit na kanë dhënë më shumë besim se mund t’a gjejmë këtë perfeksion. Ata nuk kanë shumë dëshirë që të luajnë kundër nesh. E kaluara e ka treguar se për shkak të lojës sonë, ata e kanë më të vështirë ndaj nesh. U kemi shkaktuar probleme. Ne luajmë në shtëpi dhe është e rëndësishme të mos pësojmë, por edhe të shënojmë një apo dy gola që të shkojmë në ndeshjen e dytë me rezultat pozitiv”- u shpreh Di Mateo.
Kapiteni i dytë, luftëtari i shumë betejave, Frenk Lampard, nuk dëshiron të merret shumë me kundërshtarin që ka përballë.
“Gjëja kryesore është që këtë ndeshje ta luajmë pa frikë. Nëse flet gjatë gjithë kohës për Barcelonën natyrisht që krijohet frikë, por ne kemi besim në veten tonë. E respektojmë kundërshtarin, por duhet të luajmë ndeshjen tonë. Veçse, duhet të japim më të mirën sepse jemi përballë më të mirëve”-thotë Lampard
Ndryshe nga katalanasit, blutë i bëjnë thirrje kujtimeve të vitit 2009 për t’u motivuar nga ajo që ata e quajnë padrejtësi dhe që, realisht ishte e tillë.