Barça-Inter, Ibra “ndez” sfidën: Nuk mund të gabojmë!
Sipas tij, për katalanasit, kjo është një përballje për “jetë a vdekje”: “Është një ndeshje jetësore për ne, nuk mund t’ia lejojmë vetes të gabojmë. Ka për të qenë një ndeshje e madhe dhe unë jam optimist për të ardhmen tonë”.
Edhe pse është plotësisht në dijeni të formës së mirë që po kalojnë zikaltrit, Zllatan Ibrahimoviç është optimist për ekipin e tij. “Ne jemi shumë të fortë për momentin. Kemi mbi vete përvojën e vitit të kaluar dhe jam i bindur se do të fitojmë dhe do të renditemi në krye të grupit. Do ta kthejmë situatën në favorin tonë”, deklaroi Ibra për “fifa.com”.
Në fund ai flet edhe për fillimin pozitiv të sezonit te Barcelona, duke theksuar se nuk e priste një nisje kaq të mirë me fanellën blaugrana. “Mendoja se më do të më duhej më tepër kohë për t’u ambientuar, por shokët e skuadrës dhe trajneri më kanë ndihmuar shumë dhe vazhdojnë ta bëjnë edhe tani”, nënvizoi suedezi.