E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, bie vinçi, vdesin dy punëtorë të “Durrës-Kukës”

Ngjarja e rëndë ndodhi tek vendi i quajtur Ura e Kolshit, teksa punëtorët po montonin pjesët e urave, pjesë e autostradës Durrës-Kukës.

Dyshohet se ngjarja ndodhi pas shkëputjes së krahut të vinçit, por ende nuk dihen saktësisht rrethanat e ngjarjes. Policia ka mbërritur pranë vendndodhjes së aksidentit, duke nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes që la pas dy të vdekur.

Sipas të dhënave të para, njëri prej punëtorëve është nga Kukësi ndërsa tjetri është maqedonas. Këtë segment rrugor, i përbërë kryesisht nga ura, po e ndërton firma “Albulex”.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›