E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teramo e Myrtaj pëson humbjen e parë

Teramo "shijoi" humbjen e parë në kampionatin italian të Serisë C1,Grupi G dhe këtë ia shkaktoi Manfredonia që fitoi bindshëm 3-1, duke treguar grintë dhe përqendrim, duke dominuar gjithë ndeshjen dhe duke mos i lënë asnjë hapësirë Teramos së Florjan Myrtaj me shokë. Sulmuesi shqiptar pati një rast të shkëlqyer për të shënuar në minutën e 36-të, por gjuajtja e tij ishte shumë e lehtë dhe De Giosa arriti ta ndalë topin në vijën fatale përpara se ai të futej në rrjetë. Myrtaj ëhët vlërësuar me notën 6.5 për aq sa luajti, pasi në minutën e 17-të pjesës së dytë i zëvendësua nga Amodeo.
Ndeshja e ardhshme e Teramos është kundër Salernitanës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›