E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria U-19 fiton me Andorën 2-0


Kombëtarja shqiptare U-19 fitoi 2-0 me Andorën në ndeshjen e zhvilluar sot në ""Estadi Comunal" të Andorrës duke u ngjitur në kuotën e 6 pikëve. Golat u shenuan nga Mirel Cota dhe Enoc Malindi. Ndeshja është gjykuar nga luksemburgasi Albert Toussiant. Kombëtarja U-19 e drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro (njëherësh edhe ndihmës i Oto Baric te Kombëtarja A) fitoi ndeshjen e parë kundër Sllovakisë me rezultatin 3-2 (golat nga Enri Shiba, Jahmir Hyka dhe Enco Malindi), por u mund nga Rusia me rezultatin 2-0. Shqipëria duhet të siguronte vendin e dytë në grup në Grupin 5 për t'u kualifikuar për në fazën tjetër të Kampionatit Europian U-19. Renditja Ndeshje pikë Rusia 3 6 Sllovakia 3 6 Shqipëria 3 6 Andorra 3 0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›