E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alvesh: Messi, një Ferrari në servis

Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alvesh, e ka përshkruar dëmtimin e Lionel Messit, si një ndalje të një makine Ferrari në servis.

Mesi, i cili ka pësuar një dëmtim në kofshë, do të mungojë në ndeshjen e kësaj jave në La Liga, por Alvesh nuk ka hezituar që të lëvdojë superyllin argjentinas.

“Unë nuk shqetësohem për Messin. Ai tani po trajtohet që të kthehet sa më shpejtë që është e mundur. Ndonjëherë Ferrari duhet që të shkojnë në servis”, ka theksuar Alvesh./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›