E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndotja në Tiranë, 3 herë më e lartë se normat e lejuara

Ndotja e ambjentit shihet si një ndër rreziqet më të mëdha që prek shëndetin e njeriut. Për autoritetet e shëndetit, kjo ndotje ekstreme e ambjentit ndihmon zhvillimin e sëmundjeve tumorale që prek organizmin e njeriut.

Sipas të gjitha matjeve të bëra nga ekspertë, ndotja, sidomos në Tiranë është 3 herë më e lartë se niveli i lejuar nga Bashkimi Europian. Çka do të thotë se pavarësisht nismave të ndërmarra, asgjë nuk ka sjell ndryshim sinjifikativ në zonën e rrezikut shëndetësor.
 

Për ambjentalistët, reduktim të ndotjes do të thotë hartimi i plotë i politikave mjedisore, ndërgjegjësim të popullatës dhe përdorimi i një biçiklete në vend të makinës.
 

Në kushte të tilla, thonë specialistët, ajrin e ndot përdorimi i automjeteve të vjetëruara, trafiku i makinave si edhe ndërtimet, të cilat nuk zbatojnë kriteret për të evituar ndotjen apo djegia e mbeturinave ne vende të paposaçme.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›