Barcelona: Faleminderit Guardiola (video)

Pep Guardiola do të largohet nga posti i trajnerit të Barcelonës në fund të sezonit pas vendimit për të mos e vazhduar kontratën e tij me klubin.
41 vjeçari, i cili ishte emëruar në detyrë më 2008 dhe ka udhëhequr gjigantin katalan drejt 13 trofeve, do të zëvendësohet nga asistenti i tij, Tito Vilanova.
Në shenjë falënderimi për punën e tij, gjiganti katalan ka publikuar një video në uebfaqen zyrtare të klubit, ku pasqyrohet suksesi i jashtëzakonshëm i skuadrës nën drejtimin e Guardiolës.