E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kievo, Bogdani ikën si lojtar i lirë

Dështimi

Pas një analize të mirëfilltë që iu bë merkatos së klubeve të Serisë A, specialistët e futbollit italian vlerësuan me notë të ulët (5.5) lëvizjet e Kievos në merkaton e dimrit. Afrimet që janë bërë nga klubi veronez shihen si të pagjykueshme për momentin, ndërkohë që konsiderohet një dështim pamundësia për të sistemuar çështjen “Bogdani”. Siç ishte parashikuar, sulmuesi shqiptar ka qëndruar pjesë e Kievos deri në fund të këtij sezoni, kohë kur i skadon edhe kontrata, edhe pse pati oferta të shumta si nga klubet italiane (mbi të gjitha nga Katania), ashtu edhe nga ato të huaja. Kontrata e bomberit kuqezi, i cili në këtë sezon nuk është aktivizuar në vazhdimësi edhe për shkak të dëmtimit në mollëzën e faqes, skadon në qershor dhe Kievo, pasi i ka paguar një rrogë faraonike për vite të tëra, nuk do të arrijë të fitojë asgjë nga shitja e tij.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›