E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seseri, Islami: Konsensus për zgjidhjen e çështjes

Tiranë- Gjatë diskutimit të sotëm në Këshillin e Rregullores për mandatin e lënë vakant nga deputetja socialiste Rudina Seseri është rënë dakort që kjo çështje të diskutohet në Kuvend.

Mbledhja e sotme është shoqëruar me debate të forta mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës, por në fund është arritur konsensusi.

Raporti që do ti paraqitet Kuvendit do të hartohet nga deputeti socialist Damian Gjinkuri dhe ai demokrat Viktor Gumi, dhe pas diskutimit ai do ti paraqitet KQZ- së.

Pas përfundimit të mbledhjes në një prononcim për mediat, përfaqësuesi i PS- së Kastriot Islami deklaroi se  është arritur një marrëveshje mes palëve për tre pika kryesore.

Ishte një mbledhje për gjetjen e një zgjidhjeje. U miratuan disa momente që ky mandat nga pikëpamja ligjore i takon PS-së. E dyta që ky problem të zgjidhet me shpejtësi dhe mos të ketë asnjë zvarritje të çështjes që të prishet konsensusi i integrimit dhe e treat, mbi bazën e propozimit të anëtarëve të PD-së që kjo çështje ti çohet Kuvendit e më pas t`i kalojë për interpretim KQZ- tha Islami.

Gjithashtu Islami tha se është vendosur të zgjidhet dhe çështja e Gjon Bardhit i cili edhe pse është dorëhequr figuron me dy mandate.

“Ka dy vendime të KQZ-së për të njëtjin person që ka dy mandate atë të kryetarit të Bashkisë dhe atij të deputetit. Edhe pse ai ka paraqitur dorëheqjen, nga pikëpamja strikte ligjore i njëjti person ka dy mandate dhe kjo është një situatë që është diskutar. U vendos që kjo çështje të zgjidhet në seancë plenare nëpërmjet një argumentimi juridik dhe të mos ndodhë më në të ardhmen deklaroi ai.

Çështja e mandatit vakant të Partisë Socialiste, pas dorëheqjes së Rudina Seserit 4 muaj më parë, ka çoroditur të majtë dhe të djathtë. Opozita pretendon se po shkelet Kushtetuta dhe po i vidhet mandati, teksa mazhoranca deklaron se për këtë çështje duhet zbatuar me përpikmeri pikërisht Kushtetuta dhe ligjet e vendit, deklarata kontradiktore këto që janë pasur me daljet e përditshme publike me akuza të ndërsjellta mes palëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›