Keiroz: “Jemi të hidhëruar nga barazimi i Shqipërisë”

Trajneri i Portugalisë, Karlos Keiroz, pranoi pas ndeshjes kualifikuese ndaj Shqipërisë se barazimi pa gola ishte një rezultat i pashpresë. Lajmi publikohet nga faqja prestigjioze Eurosport.com.
“Ishte një tjetër përfaqësim mizerabël i djemve të Keirozit, të cilët dështuan të gjenin golin edhe në rrugën qorre kundër Suedisë (0-0) të shtunën e kaluar, që pasoi humbjen 3-2 nga Danimarka muajin e kaluar”, - shkruhej në europsort.com.
“Admir Teli u dëbua jashtë fushës për vizitorët pakpara përfundimit të pjesës së parë, vetëm pasi ai kishte mbërritur si zëvendësues në minutën e 24-t, por Portugalia pa talentet kreativë si Manike e Deko, nuk mundi të gjente rrugën e rrjetës”.
Ajo që e bën më të trishtueshme gjendjen në Portugali, është fakti se skuadra e Kristiano Ronaldos ka grumbulluar po aq pikë, sa dhe Shqipëria e Lorik Canës e Suedia e Zlatan Ibrahimoviçit, por Suedia ka edhë një ndeshje më shumë për të luajtur, teksa Danimarka e Hungaria janë në krye me nga shtatë pikë.
“Është një rezultat i madh zhgënjyes”, - tha Keiroz. “Ne jemi të pakënaqur pasi kurrë nuk e parashikonim këtë një barazim me Shqipërinë në shtëpi, kryesisht pasi Shqipëria luajti pjesën mnë të madhe të ndeshjes luajti me 10 lojtarë. Ne e pranojmë që performanca jonë ishte e varfër. Unë nuk e di se çfarë tjetër ne kishim nevojë për të fituar ndeshjen. Ne patëm kaq shumë shanse dhe nuk shënuam edhe një gol të vetëm”.
Ylli i Mançesterit, Kristiano Ronaldo ishte shumë pranë golit, por goditja e tij e lirë u shpëtua mrekullisht nga portieri shqiptar Arjan Beqaj. Gjithsesi, Ronaldo “arriti” një fitore, pas bërrylit të marrë në fytyrë nga Teli, i cili u ndëshkua me kartonin e verdhë pas vetëm 20 minutash në fushën e lojës.
Duhet pranuar fakti, se Portugalia në pjesën e dytë u përpoq shumë për shkak edhe të superioritetit numerik, por Arjan Beqaj i mohoi dy herë golin Hugo Almeidës, së pari në atë goditje me kokë të portugezit, dhë në të dytën kur topi pasi goditi shtyllën u “thith” magjikisht nga portieri shqiptar.
Portugalia pati dhe një rast të artë me Nanin për të marrë tri pikët vetëm katër minuta para përfundimit të ndeshjes, por Beqaj bëri mrekullinë, jo me duart, por me këmbët e tij. “Ishte një ndeshje me një drejtim. Shqipëia u mbrojt gjatë gjithë ndeshjes”, - tha Keiroz. “Lojtarët tanë bënë gjithçka për të fituar ndeshjen, por nuk ishte e mundur. Ne jemi shumë të hidhëruar”.
Së fundi edhe një mesazh ngushëllues i ish-ndihmësit të trajnerit të Mançester Junaitid, Sër Aleks Fergusonit: “Unë dua të jap një mesazh për fansat tanë, se në çfarëdo ndeshje që është për t’u luajtur, ne do të përballemi me një qëllim të qartë: të fitojmë, ne dëshirojmë të fitojmë sa më shumë ndeshje që të jetë e mundur për të mbërritur në Kupën e Botës”.
Ari Han: “Jemi ende ne gare”
“Ndihem i gëzuar. Nuk ka se si të mos jem, pasi arritëm të merrnim një rezultat shumë të mirë. Të dalësh nga fusha me një barazim, përballë një skuadre si Portugalia, madje në shtëpinë e saj, e për më tepër të luash një pjesë të mirë loje me një futbollist më pak, atëherë padyshim që kjo mund të cilësohet si një arritje për t’u vlerësuar nga të gjithë. Jam i kënaqur nga loja e djemve të mi, sepse arritën të tregonin karakter të fortë. E kishim përgatitur mirë ndeshjen dhe gjatë gjithë këtyre ditëve kishim bërë një punë shumë të madhe. Jemi ende në garë dhe jam shumë i kënaqur për këtë, sepse kemi treguar se mund të jemi surpriza e këtij grupi. Ne vazhdojmë të besojmë”,
Komentet e fansave ne eurosport.com
Fansat shqiptarë komentuan me tone entuziaste barazimin e Shqipërisë në forumin e Eurosport.com, të shkruara në gjuhën angleze.
“Shqipëria me 10 veta të marrë një barazim në Portugali??? Ata kishin shans edhe të fitonin ndeshjen. Nuk është vetëm të jesh një yll, por të jesh edhe një lojtar i mirë. Shqipëria në zemrën time. Përshëndetje nga Kosova. Danny”.
Një tjetër koment i një fansi kosovar, me nikun “proud eagle” (shqiponja krenare) fokusohet tërësisht në veprimet simuluese të Kristiano Ronaldos.
“Hyri në lojë, duke menduar se cila kamera e kishte fokusuar atë, pasi ai mendonte se duke qenë nëj ‘yll i madh’, shqiptarët do ta linin të bënte çfarë dëshironte. Ai bëri kaq shumë gjeste sportive, por shqiponjat krenare nga Shqipëria i treguan atij se si është të luash një futboll të zgjuar. Përshëndetje nga shqiponjat krenare në Kosovës, JU LUMTË DJEM” (kjo e shkruar në shqip në një faqe anglisht). -
E Enjte, 16 Tetor 2008