E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galatasaray kerkon kualifikimin perballe Schalkes

Pas merkatos së bujshme, tani priten përgjigjet në fushë.

Me Didier Drogba dhe Ëesley Sneijder, Galatasaray kërkon kualifikimin përballë Schalkes. Ndërkohë, euforia mbetet armiku kryesor.

“Mediat turke pretendojmë se do të luajmë ndeshjen më të thjeshtë një histori, por nuk është kështu. Kjo na dëmton pasi nuk është aspak e vërtetë. Për mua kjo është një prej sfidave më të vështira, sepse Schalke nuk ka humbur asnjë ndeshje në fazën e grupeve dhe ka skuadër shumë cilësore”.

Trajneri ka vlerësuar edhe përshtatjen e shpejtë të Drogba dhe Sneijder me skuadrën.

Në anën tjetër, gjermanët janë optimistë pavarësisht atmosferës së zjarrtë që i pret në Stamboll.

“I respektojmë të gjithë kundërshtarët. Galatasaray ka shumë yje, por kjo është një sfidë të cilën ne po presim me padurim ta luajmë. E kemi të qartë edhe atmosferën e zjarrtë në stadiumin e tyre, por kemi studiuar pikat se ku mund ti godasim kundërshtarët”.

Te Schalke rikthehet në skuadër sulmuesi Klaas-Jan Huntelaar, por në këtë ndeshje mungojnë emra si Papadopoulos, Afellay dhe Marica.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›