Ibrahimoviç sulmon Balotellin dhe Barcelonën

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimoviç ka thënë se Mario Balotelli do të përshtatej mirë te ish skuadra e tij Barcelona, pasi të dyja palët janë mesatare.
Kapiteni i Suedisë luajti një stinor te gjiganti katalan para transferimit nga Inter në verën e vitit 2009 në marrëveshje me vlerë prej 46 milionë eurosh si dhe Samuel Eto’on. Ibrahimoviç ka ritheksuar mendimet e tij negative ndaj Barcelonës duke përfshirë në to edhe sulmuesin e Manchester Cityt, Balotelli i cili spekulohet me transferim në Spanjë.
“Real Madrid? Në fakt Barcelona është skuadër që i përshtatet më tepër Balotellit. Një futbollist mesatar në një skuadër mesatare”, deklaroi Ibrahimovic për gazetën Diez.