E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali e ka përmirësuar Podolskin

Selektori i Gjermanisë, Joachim Low beson se transferimi i Lukas Podolskit në Arsenal i ka ndihmuar atij të zhvillohet si futbollist.

27 vjeçari iu bashkua gjigantit londinez nga Koln gjatë afatit kalimtar të verës dhe Low beson se vendimi për largim nga Bundesliga ka filluar ti shpaguhet Podolskit.

“Gjithmonë kam thënë se do të jetë transferim i mirë për të. Mendoj se avancimi që është duke bërë në Arsenal është shumë pozitiv. Ai gjithmonë ka energji pozitive dhe është duke përfituar nga përvoja në Arsenal”, deklaroi Low gjatë një konference për shtyp.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›