Berlusconi nuk largohet nga Milani

Ish-kryeministri i Italisë është president i Milanit që nga viti 1986 dhe me të në krye skuadra ka fituar plot pesë herë Ligën e Kampionëve. Suksesi në botën e futbollit e ndihmoi Berlusconin të bëhej i famshëm edhe në kohën që filloi aktivitetin politik në vitet ’90.
Gjithsesi, në vitet e fundit sukseset nuk kanë qenë të shumta për Milanin dhe Berlusconi ka qenë i zënë me probleme politike dhe ligjore. Për këtë arsye kanë lindur hipoteza se ai po mendon shitjen e klubit ose të paktën shitjen e një pjese të mirë të tij.
Drejtori ekzekutiv i Milanit, Umberto Gandini, i përgënjeshtroi këto hipoteza duke u shprehur: “Berlusconi është një nga pronarët më të përkushtuar që mund të ketë një klub. Jam shumë i sigurt që ai dhe familja e tij do vazhdojnë të na mbështesin.”