E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona, disa arsye per te fituar finalen e Romes

Nje dite para finales se madhe te Romes, Barca dhe Mancester Junajtid, jane thjesht ne pritje per te sfiduar njera-tjetren, ne "Olimpiko" te Romes. Barcelona, pasi eliminoi me shume veshtires Celsin, ne ndeshjet gjysmefinale te Liges se Kampioneve, synon te shfaqet, me e forte se kurre me pare gjate ketij sezoni, per te fituar me siguri trofeun e "Champions". Ekipi i Pep Guardioles, i ka mesuar mire leksionet dhe eshte gati qe te sfidoje cdo kundershtar te mundshem. Numerohen disa avantazhe te katalanasve, per te fituar "Champions". Barcelona do te kete avantazhin e Dani Alveshit dhe te Erik Abidal. Disa e kane vene re mungesen e Dani Alveshit dhe te Erik Abidal dhe qendermbrojtesit, Rafael Markuezin, qe njihet ndryshe si "thembra e Akilit per gjigantet spanjolle. Dani eshte ne gjendje per te dhene kontributin e duhur tek Barcelona, nese kjo e fundit vendos qe te luaje me e terhequr ne mbrojtje, ne krahasim me ndeshjen e kaluar, ndaj Celsit te Londres. Edhe mungesa e Erik Abidal, apo demtimi i Markuez, nje njeren dore gjithashtu kane qene shqetesuese para finales, por rikthimi i tyre do te thote, se Barca i ka mundesite per te shkelqyer serish. Lionel Mesi eshte akuzuar kohet e fundit, se nuk ka zhvilluar ndeshje te medha sikurse jane mesuar ta shohin tifozet ne fushe. Ai eshte shfaqur disi i lodhur ne ndeshjen me Celsin. Pavaresisht tentativave kunder Celsit, ai eshte shfaqur me u frikesuar ne fushe dhe e humbi topin ne shume raste. Pas ndeshjes me Bajernin e Mynihut, Mesit i mungon shkelqimi dhe premtoi se do te rikthehet ne ndeshjen finale, me te njejten forme, si ne pjesen me te madhe te ketij sezoni. Junajtid mund te luaje futboll lirshem. Barca ka pasur kohe te mjaftueshme per te rregulluar te metat qe shfaqen, teksa finalizimi ishte shume i dobet. Filozofia e Barces eshte se, nese ata do te krijojne shanse te mjaftueshme, do te shenojne edhe me shume gola. Mire, kjo mund te mos ndodhe ne nje finale. Nese ata kishin 180 minuta kohe ne dispozicion per te mundur Celsin, ndaj Mancester Junajtid do te kete vetem 90 minuta kohe ne dispozicion. Barca do te mbeshtete tek aftesite e sulmuesit Samuel Eto, qe ka gjetur rrugen e rrjetes me shume se cilido tjeter ne Ligen e Kampioneve. Tierri Henri eshte rikthyer ne forme te mire, pas demtimit qe pesoi pak kohe me pare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›