E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fantazia, diferenca ne "Champions"

Barcelona do te ndeshet neser ne mbremje ne Rome, me Mancester Junajtid. Pritet nje ndeshje ku fantazia do te luaje rolin me te rendesishem. Eshte finalja e Liges se Kampioneve, finale qe nga te gjithe tifozet anembane botes pritet me padurim, ndoshta eshte pranuar se duhet te ishte e tille, edhe nga tifozet e Celsit dhe te Arsenalit. Bazuar ne rezultate qe kane shenuar gjate edicionit te fundit, Barca dhe Junajtid e meritonin pa diskutim nje vend, per te perzgjedhur finalen e Romes. Ata kane qene sigurisht, dy ekipet me te mira te ketij sezoni ne Evrope dy ekipe qe kane dominuar plotesisht kampionatet e tyre. Sipas specialisteve te shumte, pritet nje finale klasike, vecanerisht nese djajte do te shenojne te paret, parashikohet nje ndeshje madheshtore. Mijera tifoze nga te dy kampet, pritet te marshojne drejt Romes, per te ndjekur finalen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›