Sebastian Fetel triumfon edhe ne mimin e Madh te Korese se Jugut
Tashmë u bënë 10-të. Kaq janë fitore për kampionin e ri dhe të dyfishtë të botës, Sebastian Fetel, pasi ai triumfoi edhe një herë në këtë sezon të Formula 1, këtë radhë në Korenë e Jugut. Gjermani i Red Bullit la prapa Ljuis Hamiltonin me Meklaren Mercedes, i cili u mbrojt me sukses nga piloti tjetër i Red Bullit, Mark Ueber.
Fuqia e Fetelit dhe e Red Bullit u duk që në nisje, kur ndonëse Hamilton fillimisht e ruajti vendin e parë, nuk arriti më pas të ruhej nga sulmi i gjermanit. Një parakalim i lehtë që tregon se sërish makinat kanë diferencë.
Pozicionet nisin e bëhen të qarta, me dy makinat Ferrari që nisin të luftojnë për vendin e katërt, ndërsa i treti është Ueber. Nuk pati urdhër skuadre në një duel të rrezikshëm që Masa arriti ta fitonte.
Më tej, në xhiron e 17-të, një aksident spektakolar që i mori garën Mikael Shumakerit pasi 7 herë kampioni i botës u përplas nga rusi Petrov i Renosë.
Pamjet tregojnë qartë se çfarë rreziku pati në ato momente dhe se Fernando Alonso shpëtoi për qime pa u goditur edhe ai.
Më tej, me Fetelin të sigurt në vendin e parë, dueli kryesor u bë për vendin e dytë, ku Hamilton e Ueber patën një bashkëbisedim tepër emocionues.
Në xhiron e 34-ët australiani e parakaloi anglezin, duke gëzuar skuadrën e tij në boks, por Hamilton nuk di të vdesë kurrë dhe u përgjigj menjëherë duke e fituar sërish vendin e dytë.
E njëjta skenë u përsërit në xhiron e 49-të dhe sërish Ueber e kaloi hundën e Red Bullit para asaj të Meklarenit, veçse Ljuis sërish nuk u dorëzua.
Në fund, gjithkush e hoqi këmbën nga gazi, pasi Fetel shkoi i sigurt drejt vijës së cakut, ndërsa Hamilton mbajti vendin e dytë, Ueber të tretin, Baton me Meklaren të katërtin, ndërsa Alonso u detyrua të kënaqej me vendin e pestë.
Fetel ngriti në ajër një tjetër trofe dhe kryeson me 349 pikë, Baton ka 222, Alonso 212, Ueber 209 dhe Hamilton 196.
Për skuadra, kryeson bindshëm Red Bull me 558 pikë, ndjekur nga Meklaren Mercedes me 418 dhe Ferrari me 310.