Skenderbeu nuk arriti dot me shume se nje barazim 0-0 ndaj Kamzes

As ilaçi çek nuk u bëri punë kampionëve të Shqipërisë, ndonëse mbrëmja dukej krejt ajo e duhura, pasi luhej në Korçë përballë një ekipi të ardhur rishtaz nga Kategoria e Parë. Trajneri Stanislav Lëvi e nisi aventurën e tij në Shqipëri, si trajner i Skënderbeut, me një barazim të hidhur 0-0 ndaj Kamzës.
Ndoshta ende e tronditur nga largimi i papritur i ish-trajnerit Shpëtim Duro, skuadra korçare nuk arriti të realizonte atë ndeshje që donte trajneri dhe që e shpresonte presidenti Zeqo.
Ndonëse Skënderbeu pati mundësi për të shënuar, madje goditi e dhe traun e portës së Bytyçit me anë të Daniel Xhafajt, sërish ajo që u prodhua në fushë ishte pak dhe nuk mjaftoi për të ndryshuar shifrat.
Por, Kamza e trajnerit Gjoka nuk kishte ardhur thjesht për t’u mbrojtur apo për të vështruar sesi do të mundej, pasi miqtë u treguan të rrezikshëm në disa raste, duke iu afruar golit.
Në pjesën e dytë, presioni i kampionëve ishte i pranishëm gjatë gjithë kohës dhe Xhafaj me shokë patën mundësi, por në asnjë rast nuk arritën të shënonin atë gol që do të kishte lumturuar tifozët në stadium.
Ndërsa afrohej fundi, Kamza gjithnjë e më shumë nisi të shikonte nga porta e Shehit, duke krijuar rreziqe dhe duke detyruar madje skuadrën vendase që të luante me 10 lojtarë në 6 minutat e fundit të kohës së rregullt, por edhe në 4 minutat e shtesës, pasi Ribeiro doli me karton të kuq. Vendasi shkaktoi goditje dënimi ndaj sulmuesit Pema duke qenë lojtari i fundit para portierit.
Gjithsesi, Skënderbeu u përpoq të fitonte edhe duke qenë me një lojtar më pak në fushë, por tentativat e bardhekuqve nuk dhanë rezultat duke e lënë skuadrën korçare në situatë krize, qoftë për rezultatet, por sidomos për lojën.
Natyrisht, kampionati është shumë i gjatë dhe diferenca me kreun ende e vogël, por shenjat nuk janë të mira, ndaj edhe Levi duhet të nxitojë.