E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kejzi Stoner nje titull kampion bote ne Australi-Moto GP

Kejzi Stoner ka pasur një ditë të mrekullueshme, të cilën me siguri nuk do ta harrojë asnjëherë. Australiani me Honda ka fituar për herë të pestë radhazi garën e shtëpisë, në ditën e 26-vjetorit dhe është shpallur kampion bote në moto Gp për herë të dytë. Stonerit do t’I mjaftonte edhe një vend I gjashtë, për të fituar matematikisht titullin, pasi Horge Lorenco, u rrëzua që në xhiron e formatimit, duke dorëzuar kurorën e marrë në sezonin e kaluar.

Stoner fitoi me rreth dy sekonda avantazh ndaj italianit Simonçeli, ndërsa podiumi u kompletua me një tjetër pilot Honda, Andrea Diviciozio. Ndërkohë, gara e shtatë herë kampionit të botës, Valentino Rosi, zgjati vetëm 13 xhiro. Kjo fitore i jep Stonerit një avantazh prej 65 pikësh ndaj spanjollit Lorenco, kur mbeten edhe dy gara nga fundi i kampionatit

“Nuk mendoj se mund të përballoj më shumë se kaq në ditën e sotme. Eshtë datëlindja ime, është fitorja e pestë radhazi para njerëzve të mi. Gjithçka u kompletua me titullin kampion. Kanë qenë 50 minutat të paharueshme,”

Në kategoritë e tjera, Aleks De Anxhelis, fitoi në xhiron e fundit duke parakaluar Stefan Bradëlin, I cili gjithsesi ka marrë kreun e renditjes së përgjithsme me tri pikë më shumë se Mark Markez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›