Barcelona e fiton El Clasicon

“Udhëheqja e Real Madridit ndaj Barcelonës është reduktuar në vetëm katër pikë. Barça do të luajë me Realin pas dy javësh. Normalisht, distanca do të ngushtohet në vetëm një pikë, pas kësaj”, ka shkruar legjenda e futbollit holandez në kolumnen javore në të përditshmen ‘De Telegraaf’.
- “Presioni në Real Madrid do të jetë i lartë në këtë kohë. Ata do të përballen me Bayern Munichun në Ligën e Kampionëve, ndërsa Athletic Bilbao i pret në La Liga. Ata do të luajnë me Barcelonën në finale të Copa del Rey, kështu që do të shpresojnë që katalunasit ta fitojnë titullin. Më pas, Bilbao do të kualifikohet direkt në Europa League, si finalist i kupës”, shtoi Cruyff.
Holandezi ka folur edhe për dominimin e klubeve spanjolle në Ligën e Kampionëve dhe në Europa League, duke e lënë prapa futbollin anglez. “Pesë nga tetë ekipet gjysmëfinaliste në të dyja kompeticionet, janë spanjolle, vend ky që po e dominon futbollin evropian. Ndërsa, futbolli anglez ka pësuar rënie”, përfundoi Cruyff.