E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gonzalez, akuza ndaj Mourinhos

Iturralde Gonzalez është njëri prej gjyqtarëve që Jose Mourinho dhe stafi i tij, e konsiderojnë si pro Barcelonës. Sezonin e kaluar, ai ia kishte treguar kartonin e kuq Sergio Ramosit, në njërën prej El Clasicove të panumërta. Për këtë, ‘Special One’ nuk e ka falur. Por, gjyqtari spanjoll e ka mposhtur heshtjen, duke iu përgjigjur trajnerit portugez, në mikrofonin e radios ‘Ona Fm’.

“Nëse flet me gjyqtarët italianë ose anglezë, mund ta dish se çka mendojnë për Mourinhon. Mjafton ta shohësh se çka ka bërë ai në kampionatet tjera, për ta kuptuar se këtu në Spanjë po e përdor të njëjtën taktikë komunikuese”, ka thënë ai. – “Mourinho ishte larguar nga Portugalia, vetëm pak kohë para se të shpërthente skandali i gjyqtarëve që kishin referuar në favor të Portos së tij”, vazhdoi Gonzalez.

Më pas, ai iu përgjigj edhe akuzave të ish trajnerit të Portos, Chelseas dhe Interit, sot në Real Madrid. “Kujtoj që në ndeshjen Barcelona-Betis, vendimtare për vazhdën e kampionatit, e lash që ta ekzekutonin një gjuajtje të lirë në shpejtësi për Andalusët dhe më pas shënuan gol me Sobis. Kishin shpërthyer polemikat dhe Real Madridi e fitonte titullin falë atij vendimit tim”, përfundoi gjyqtari Gonzalez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›