E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona e pamëshirshme edhe ndaj Vilarealit

Barcelona është treguar e pamëshirshme edhe me skuadrën e Vilarealit duke fituar 2-1, megjithëse këta të fundit e ndiqnin prej kohësh nga pas. Me këtë fitore djemtë e Guardiolës shkëputen me plot 10 pikë nga vendi i dytë.

Vilareali arriti të shononte i pari në minutën e 48 me Canin, por reagimi i katalanasve nuk vonoi shumë. Në minutën e 54’ Keita do të barazonte gjithçka për të rihapur edhe një herë takimin. Nëminutën e 66’ është francezi Henri që do të kalonte në avantazh skuadrën e tij. Djemtë e Pep Guardiolës arritën të mbanin në fuqi rezultatin deri në përfundim të takimit.

Vilareali zbret aktualisht në vendin e gjashtë me 29 pikë, po aq sa ka edhe Reali i vendit të pestë. Kjo fitore tregon edhe një herë se për Barcelonën zor se mund të gjendet ndonjë kundërshtar i denjë në Gadishullin Iberik. Skuadra më e afërt që e ndjek atë nga pas është Sevilja, e cila ka 10 pikë më pak.

Rezultatet e plota dhe renditjen e skuadrave në Temporadën spanjolle mund t’i gjeni me një klikim në logon e këtij kampionati në homepagen tonë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›