Mançesteri ngjitet në majë të botës
Jokohama - Mançesteri shpallet kampion bote për klube pas fitores 1-0 me fituesit e Kupës së Libertadores, Kuito. Të kuqtë e Fergusonit arritën këtë fitore falë një goli të shkëlqyer të Uejn Runit në minutëne 73’ të takimit.
Mançesteri Junaited pason Milanin si fitues i këtij kompeticioni të organizuar nga FIFA. Sir Aleks Ferguson hyn në histori si trajner i një ekipi që e fiton dy herë këtë trofe, pasi e kishte fituar edhe në vitin 1999. Para Fergusonit dy herë ishin shpallur kampionë Herrera në vitet 1964 dhe 1965 me ekipin Italian të Interit, dhe Saki me Milanin në vitet 1989 dhe 1990.
Lojtarët e kuq janë dukur mjaft të lumtur pasi arritën të shpalleshin kampionë të botës për klube. Për një vit skuadra e Mançesterit do të ketë të qëndisur në fanellën e saj edhe stemën e kampionit të FIFA-s.