E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona, ekipi më i mirë në botë

Nga Express më 09 gusht 2011 në ora 09:18

Sulmuesi i Santosit, Neymar ka shprehur adhurimin e tij ndaj Barcelonës dhe është i vendosur të ndeshet me fituesin e Ligës së Kampionëve në fund të këtij viti. Skuadra braziliane fitoi Copa Libertadores 2011 dhe u kualifikua për në Kampionatin botëror të klubeve, ku në rast të kalimit në finale mund të takohen me Barcelonën.

“Barcelona është ekipi më i mirë në botë dhe ajo në radhët e veta ka futbollistin më të mirë në botë, por ne do të luajmë lojën tonë nëse takohemi me ta”, tha Neymar për ueb faqen zyrtare të FIFA-s.

“Nëse takohemi me Barcelonën, do të doja të luftonim me ta. Përballja me Barcelonën nuk është detyrë e lehtë. Nuk mendoj se ekziston ndonjë taktikë e posaçme që mund të përdorni. Ju vetëm duhet të luteni, kërkoni ndihmë nga Zoti dhe jepni maksimumin”, shtoi ai. Mirëpo, reprezentuesi brazilian theksoi se Santos fillimisht duhet të kalojë gjysmëfinalen.

“Para se të mendojmë për finale dhe përballjen e mundshme me Barcelonën, ne duhet të kalojmë një ndeshje shumë të rëndësishme dhe të rrezikshme. Sigurisht se duam të arrijmë në finale”, u shpreh Neymar. 19 vjeçari vazhdimisht spekulohet me transferim në Real Madrid, kalim që pritet të realizohet gjatë afatit kalimtar të janarit, pas përfundimit të Kampionatit botëror të klubeve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›