E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man City njoftoi triumfin në Community Shield

Nga Express më 09 gusht 2011 në ora 09:19

Pronarët e pasur të Manchester Cityt të dielën kanë festuar, mirëpo për shkurt. Sheikët të cilët nuk ishin në Wembley për të përcjellë ndeshjen kundër Manchester Unitedit në Community Shield, në rast se kanë vizituar ueb faqen zyrtare të Cityt me siguri se janë gëzuar kur kanë parë rezultatin, Man City – Man Utd 3:2.

Gjëja e parë që mund t’u ketë shkuar ndërmend – titulli i parë në sezonin e ri u fitua. Por, bëhej fjalë për një gabim të administratorëve të ueb faqes sepse rezultati 3-2 ishte në favor të Manchester Unitedit. Djajtë e Kuq mposhtën rivalin e qytetit City dhe atë në mënyrë të jashtëzakonshme me golin nga mesfushori portugez Nani në minutën e 94-të të ndeshjes.

Ai që shkroi për fitoren e Cityt në ueb faqen zyrtare të Cityt ndoshta mund të shpëtojë punën, meqë ai ka më pak faj se futbollistët që nuk arritën të ruajnë epërsinë 2-0 nga pjesa e parë. Në vazhdim realizuan Smalling dhe dy herë Nani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›