E Diel, 1 Nëntor 2026

Barcelona ende pas Silvas

Nga Express më 15 shtator 2011 në ora 13:48

Goli i barazimit nga Thiago Silva për Milanin në ndeshjen kundër Barcelonës ka ringjallur interesimin e kampionit të Evropës për mbrojtësin brazilian ka njoftuar menaxheri i tij Paulo Tonietto.

Silva, së fundmi ka nënshkruar kontratë të re me Rossonerët deri më 2016 ndërsa është spekuluar me transferim në Nou Camp edhe gjatë verës së shkuar.

“Është e vërtetë, ne kemi biseduar me Barcelonën në të kaluarën dhe jemi mirënjohës që ata e përcjellin ende. Por, Thiago është i lumtur në Milan” tha Tonietto për Calciomercato.it.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›