E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes pionieri i pop artit

Nga Express më 15 shtator 2011 në ora 11:11

Artisti britanik Richard Hamilton, i cilësuar si një nga pionierët në fushën e pop artit, ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare, pas një sëmundjeje të shkurtër.

Artisti, i cili u lind në Londër dhe njihet më së shumti me kolazhin e vitit 1956, ku pasqyrohet një bodibilder me një shkop, ku shkruhej ‘pop’, të cilin e pagëzoi “Father of Pop”. Galeria “Gagosian”, e cila e dha lajmin për vdekjen e tij, tha se bota e artit ka humbur një nga artistët më të mëdhenj.

Disa ditë para se të vdiste, ai ka përmbledhur në një ekspozitë retrospektive shumicën e veprave të tij. Ekspozita, vitin e ardhshëm, do të hapet në Londër, Los Angeles, Filadelfia dhe Madrid. Larry Gagosian, i cili ka disa galeri në gjithë botën, u shpreh se kjo është një ditë e pikëlluar për artdashësit.

Drejtori i galerisë Tate Sir Nicholas Serota tha se Hamilton ka vdekur ashtu si ka dashur gjithmonë, duke punuar vepra arti.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›