Barcelona feston titullin formalitet ndaj Levantes
MADRID-Në pritje të finales së Champions League, Barcelona ka fituar titullin kampion në Spanjë, duke u kurorëzuar për herë të tretë radhazi në La Liga. Për katalanasit ka qenë titulli numër 21 në historinë e tyre, ndërkohë që me trofeun e fituar mbrëmë, ata janë shumë pranë arritjes së rekordit prej 4 titujsh radhazi në vitet 1990-1994. Kjo arritje ka qenë një konfirmim i dominimit të skuadrës së Pep Guardiolës, që edhe këtë edicion ka treguar se mbetet e pathyeshme. Me barazimin e arritur mbrëmë në fushën e Levantes, Barcelona është ngjitur në kuotën e 92 pikëve, kur mbeten edhe dy ndeshje deri në fund. Madje, duke parë moshën e re të ekipit, Barça duket se do të vazhdojë të jetë fuqia kryesore e futbollit spanjoll edhe në vitet e ardhshme.
“Manita”
Suksesi i këtij viti ka qenë edhe më i bujshëm për Barcelonën, pasi ka qenë një triumf i projektit të saj mbi atë të Realit të Madridit. Talentet e prodhuara në ekipet zinxhirë të Katalonjës kanë mundur yjet e blerë në merkato nga ana e klubit kryeqytetas. Dështimi i vetëm ka qenë finalja e Kupës së Mbretit. Ndërsa djemtë e rritur në La Masia janë shtuar në numër në ekipin e Barçës, Reali i shtoi organikës së tij “galaktike” emra si Di Maria, Khedira apo Ozil. Për të mos folur për marrjen në pankinë të Zhoze Murinjos. Pas një nisjeje të ekuilibruar të kampionatit, Barcelona më pas mori frenat në dorë, duke mundur Realin në ndeshjen direkte, me të famshmen “manita”, 5 golat e shënuar në “Kamp Nou”. Që prej atij momenti, rezistenca e “Los Blankos” në kampionat” ka qenë gjithnjë e më e vogël. Madje edhe Reali i Pelegrinit një vit më parë e mbylli më mirë, me 96 pikë, 4 më shumë se ç’mund të arrijë Reali nëse fiton dy ndeshjet e mbetura.
Ndeshja
Për të fituar titullin, Barcelona kishte nevojë vetëm për një barazim në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Levantes. Dhe në fakt, ajo ka marrë vetëm një pikë. Keita shënoi për katalanasit në fillim, ndërkohë që Kaisedo barazoi para fundit të pjesës së parë. Kaq mjaftoi që katalanasit të nisnin festën, e cila ka qenë mëse e merituar. Titulli numër 21 erdhi pas shumë ndryshimesh në verë, duke nisur nga sulmi. Guardiola largoi Zllatan Ibrahimoviç për të marrë David Vijën, duke ulur centimetrat në vijën e parë. Por, kjo strategji ka rezultuar mëse efikase, pasi i ka shtuar lëvizshmërinë Barcelonës me futbollistë si Pedro, Mesi e Vija. Katalanasit kanë realizuar në total 92 gola, një tregues i supremacisë së tyre.
Vazhdimësia
Në krahasim me dy titujt e mëparshëm, ky i sivjetshmi ka patur një shije të veçantë edhe për mënyrën sesi ka funksionuar kjo superskuadër. Në mesfushë, lojtarë si Ksavi e Iniesta, të mbështetur nga Serxhi Buskets, kanë qenë një tmerr i vërtetë për çdo kundërshtar. Nuk ka munguar kontributi i Keitas e Maskeranos, ndërkohë që mbrojtja ka qenë reparti që ka patur më shumë telashe, për shkak të dëmtimit të Pujol dhe tumorit të Abidal. Gjithsesi, deri më tani Barcelona ka pësuar vetëm 20 gola, por kjo edhe për shkak se kundërshtarët e prekin topin njëherë në çdo gjysmë ore.
SPANJE
Deportivo-Bilbao 2-1
Rasing-Atletiko 2-1
Malaga-Gijon 2-0
Real-Getafe 4-0
Mbrëmë
Levante-Barcelona 1-1
Sociedad-Saragoza 2-1
Almeria-Vilareal 0-0
Espanjol-Valencia 2-2
Herkules-Majorka 2-2
Osasuna-Sevilja 3-2
RENDITJA
Barcelona 92
Reali 86
Valencia 67
Vilareal 62
Bilbao 54
Sevilja 52
Atletiko 52
Espanjol 49
Santander 46
Malaga 45
Levante 44
Sociedad 44
Majorka 44
Osasuna 44
Gijon 43
Deportivo 42
Getafe 40
Saragoza 39
Herkules 34
Almeria 27
(d.b/BalkanWeb)