E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barca tronditi Madridin

Real Madrid ka pësuar disfatë në shtëpi nga Barcelona në derbin e madh ‘El Clasico’, me rezultat 0:2. Me këtë fitore, katalunasit ia kanë rrëmbyer pozitën e parë në tabelën e klasifikimit ekipit madrilian, të cilin vend, sipas mediave spanjolle, vështirë se do ta lëshoj ekipi katalunas deri në fund të garave kampionale.

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi sërish ka dëshmuar se aktualisht është numër një në botën e futbollin. Reprezentuesi argjentinas e shënoi golin e parë për katalunasit në minutën e 33-të, derisa pati edhe raste tjera të mira shënimi. Golin tjetër për Barcelonën e ka realizuar Pedro Rodriguez në minutën e 56-të të ndeshjes për rezultat përfundimtar, 0:2.

Barcelona tani prinë në tabelën e klasifikimit me 80 pikë të tubuara, tri më shumë sesa Real Madrid që radhitet në vendin e dytë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›