E Diel, 1 Nëntor 2026

"Apologjia e Sokratit" flet shqip në Paris

Mirush Kabashi me “Apollogjine e tij te Sokratit” do te flase shqip ne Paris. Me date 12 prill nje prej produksioneve me jetegjate te teatrit kombetar do te ngjitet ne skenen e teatrit te Vellezerve Vardari. Me nje ftese nga vellezerit franko-shqiptare qe zoterojne disa teatro ne Paris dhe ne France e jane njekohesisht producente dhe artiste, Kabashi do te interpretoje se bashku me Alfred Bualotin nje pjese si Sokrati.

"Eshte pergjegjesi. Ftesa nga shoqata shqiptare, por qe sigurisht, organizatoret kryesore jane vellezerit Vardari, ne teatrin e Cilit ne do te japim shfaqje. Pavaresisht se shfaqja eshte luajtur mbi 100 here, ka pare disa kryeqytete te botes, dhe kryeqytet me ze, sic mund te jete Viena, Beogradi, Toronto apo Kievi etj., prape se pare Parisi eshte Paris", rrefen Mirush Kabashi.

Kabashi shpreson qe shume shqiptare qe jetojne dhe punojne ne Paris te mund te marrin pjese ne kete prezantim te pare te teatrit shqiptar ne kryeqytetin francez.

"Mesazhet e Sokratit jane kaq aktuale sa une besoj se do te grishin publikun qe eshte ne salle, sepse ne fund te fundit secili prej atyre ndjehet paksa jo, nuk po them i keqtrajtuar nga vendi i tij. Kane qene keto motive qe i kane detyruar ne fund te fundit qe ti lejne, pasi asnje per qejf nuk e le vendin e tij", vijon Kabashi.

Sokrati i Mirush Kabashit shkon ne Paris pasi ka prekur publikun e Egjiptit, Serbise, Ukraines, Austrise, Bullgarise, Greqise dhe Kanadase.

Mira Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›