175 mija firma kundër gjyqit ndaj Albin Kurtit

Këshilli Kundër Proçesit Gjyqësor ndaj Albin Kurtit, i shtrirë në Shqipëri, Maqedoni, Luginën e Preshevës dhe Ulqin ka mbledhur mbi 175 mijë firma përmes të cilave kërkon mbylljen e menjëhershme të këtij proçesi dhe hapjen e hetimeve të pavarura për vrasjen e dy aktivistëve të Lëvizjes “Vetëvendosje”, në demonstratën e 10 shkurtit të vitit 2007. Peticioni do t’i dërgohet instancave më të larta të OKB-së dhe Bashkimit Evropian, ndërsa në mënyrë simbolike do t’i dorëzohet edhe Presidentit të Shqipërisë, Bamir Topi.
“Ne i kemi hartuar tri letra të cilat do t’ua dërgojmë së bashku me peticionet z. Ban Ki Moon, Sekretari i pergjithshem i KB-së, zonjës Catherine Ashton, Përfaqësuese e lartë të BE-së për Politikë dhe Siguri dhe Komisionerit të KE për të Drejtat të Njeriut si dhe Parlamentit Evropian”, tha Valon Murati, Këshilli Kundër Procesit Gjyqësor ndaj Albin Kurtit, Prishtinë.
“Nënshkrimi i peticioni është shtrirë në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, mbi të gjitha në qytetet kryesor, Tiranë, Durrës, Elbasan, Berat, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë e deri tek vendet më të vogla, Kurbini, Kukës, Tropoja, Lezha etj. Ka pasur një solidaritet të llojit të veçantë të cilin nuk e kemi hasur shumë shpesh edhe për çështje të një rëndësie etike në rastin e shqiptarëve të Shqipërisë”, tha Deona Mihali, Këshilli Kundër Procesit Gjyqësor ndaj Albin Kurtit, Tiranë.
“Ndërmorëm hapin që ta formojmë këshillin e njëjtë në bashkëpunim me Prishtinën. Këshilli përbëhet nga 35 OJQ-ve në Maqedoni, ku kemi ndërmarrë një sërë aktivitetesh që i kanë paraprirë nënshkrimit të peticionit. Nënshkrimet janë mbledhur në të gjitha qytetet shqiptare në Maqedoni. Nga Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari, Kërcova, Dibra dhe nga Manastiri”, u shpreh Valon Kurtishi, Këshilli Kundër Procesit Gjyqësor ndaj Albin Kurtit, Shkup. Në Kosovë janë mbledhur 148.216 firma, në Shqipëri 12.187, në Maqedoni 11.459, në Luginën e Preshevës 12.307 dhe në Mal të Zi 876 firma.
Bul Salihu