E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona fiton Superkupen. Inatoset Mourinho

  Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, duke triumfuar edhe një herë ndaj rivalëve të përjetshëm të Realit. “El Classico” numër dy i luajtur në “Camp Nou” dhuron gjithçka, pesë gola, nërvozizëm, sherr, kartonë të kuq, ndërsa në fund mbyllet me fitoren 3-2 të skuadrës së Pep Guardiolës.

Edhe një herë të gjithë gjunjëzohenpërpara “Mesisë” së futbollit me emrin Lionel, tërheqësi i vërtetë i Barcelonës në trofeun e parë sezonal. Talenti argjentinas do të dhuronte asistin në golin e parë të Iniestës që me gjuatjen e tij do të kalonte topin mbi Casillas për t’i jepte avantazhin vendasve në minutën e 15-të.

Reali i Jose Mourinhos reagon dhe pas pesë minutash, Ronaldo do të barazonte shifrat i harruar përpara portës së Valdes. Sfida hapet, por ashtu si në ndeshjen e parë Messi do të shënonte në minutën e fundit të pjesës së parë, duke kthyer Barcelonën me fitore në dhomat e zhveshjes. Madrilenët nuk dorëzohen dhe me rikthimin në fushë do të barazonin sërish. Këtë herë është Benzema që përfiton nga gabimi i mbrojtjes “blaugrana” për të rikthyer ekuilibrat në fushë.

Kur gjithçka po shkonte drejt kohës shtesë, në minutën e 88-të, Messi vendos firmën në triumfin e Barcelonës me golin e tretë duke i dhuruar skuadrës së tij trofeun e parë sezonal në futbollin spanjoll. Nuk mbyllet këtu, pasi minutat shtesë e kthejnë “El Classico’ në një betejë të vërtetë. Një ndërhyrje brutale e Marcelos ndaj Fabregas ndes një sherr masiv, ndërsa lenë fushën me karton të kuq përvec mbrojtësit Brazilian edhe Ozil e David Villa.

Nuk mungon Jose Mourinho që sulmon trajnerin e dytë të Barcelonës Tito Vilanova, duke i futur atij gishin në sy. Më pas sfida do të spostohej në sallën e konferencave, ku dy trajnerët kanë sulmuar njëri-tjetrin, por këtë herë vetëm me deklarata.

Nertan Prifti Azhornuar së fundi ( e enjte , 18 gusht 2011 )

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›