Bogdani, në planet e Cagliarit

Nga Express më 18 gusht 2011 në ora 11:59
Erjon Bogdani është në kërkim të një skuadre të re, ngase Cesena nuk llogarit më në shërbimet e tij. Sulmuesi shqiptar i ka disa oferta në xhep, por nuk dëshiron të ngutet. Skuadra e fundit që ka shfaqur interesim për 34-vjeçarin është Cagliari.
“Edhe pse ka transferuar sulmuesin Thiago Ribeiro, Cagliari e ka ndërmend të vazhdojë të përforcohet në sulm. Ky ekip po mendon për sulmuesin e Cesenës, Erjon Bogdani”, shkruan e përditshmja italiane, ‘La Gazzetta dello Sport’.
‘Bogun’ e pëlqen mjaft trajneri i ri i Cagliarit, Massimo Ficcadenti, i cili kishte punuar me sulmuesin shqiptar edhe në të kaluarën. Përpos Cagliarit, për përfaqësuesin shqiptar interesim kanë shfaqur edhe skuadrat e tjera nga Serie A si Bologna, Novara e Lecce.